Conor McGregor përmes një njoftimi pikëllues tregon se ka humbur nje familjare nga Koronavirusi

Conor McGregor njoftoi fansat se tezja e tij është ndarë nga jeta për shkak të coronavirusit, teksa i bëri një dedikim emocionues asaj në rrjetin social Instagram.

Ylli irlandez i UFC-së mori lajmin në lidhje me tezen e tij, Anne Moore, përmes një telefonate pak para se të shkonte në një nga ekranet televizive të Dublinit, për të promovuar pijën e re nga marka e tij e pijeve alkoolike, “Proper No 12”, shkruan DailyMail.

Në postimin që njoftonte se tezja e tij kishte ndërruar jetë, McGregor shkroi: “Ky virus i dreqit. Çfarë dreqin po ndodh?”.

Vendi amtar i boksierit, Irlanda, mbylli të gjitha shkollat, kolegjet dhe çerdhet të enjten deri më 29 mars, pas më shumë se 500 personave të infektuar me coronavirus.

McGregor, 31 vjeç, tha që ai nuk ishte më në gjendje të shkonte në televizion dhe e çoi familjen e tij në ishullin Bull.

Ai postoi një përzgjedhje fotografish në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e tyre: “Unë e solla familjen time me vete në studio”.

“Duke qëndruar i ulur në karrige për të marrë rreze, drejtpërdrejt në të gjitha emisionet e bisedave të mëngjesit në ShBA, më merr dikush në telefon duke më thënë që tezja ime e bukur, Anne kishte ndërruar jetë”.

“Unë nuk mund të jetoja më atje. Tezja ime e dobët shumë e dashur. Motra e nënës time. Ky virus i dreqit, çfarë dreqin po ndodh”, shkroi ai.

“Qëndroni njerëz afër! Pusho në paqe Anne Moore, të dua”, përfundoi shkrimin ylli i UFC-së.

Motra e Kampionit Botëror të Cage Warriors, Erin, gjithashtu i bëri homazh tezes së saj, duke shkruar në rrjetet sociale: “Duke parë të gjitha fotografitë, po mendoj se jam shumë e lumtur që ti bëre kaq shumë fotografi me ne të gjithë së bashku”.

“Ti për mua je një nga gratë më të forta që njoh. Më mësove se për çfarë besnikërie dhe dashurie dhe forcë ka të bëjë një familje”, shkroi ndër të tjerash ajo.