Coutinho pranon edhe ulje rroge për t’u rikthyer te Liverpooli

Philippe Coutinho është i gatshëm të pranojë ulje page vetëm e vetëm që të bashkohet me Liverpoolin këtë verë.

Barcelona po kërkon ta shesë Coutinho dhe një transferim në Premier League duket në horizont.

Sipas raportimeve, braziliani madje ka kontaktuar edhe trajnerin e Reds, Jurgen Klopp për të mundësuar një rikthim në ‘Anfield’.

28-vjeçari e ka kaluar këtë sezon në huazim te Bayern Munich nga Barcelona.

Marrëveshja përfshiu gjithashtu një mundësi të përhershme për të nënshkruar me Coutinho për më shumë se 100 milionë funte, por gjigantët gjermanë lejuan që opsioni të skadonte muajin e kaluar.

Barcelona nuk e do dhe brazilianit i duhet të gjejë një ekip të ri, ku hipoteza më e mundshme është rikthimi në Liverpool.

Mediat angleze shkruajnë se ai do pranonte dhe një ulje page të ndjeshme, mjafton që të bashkohej me të kuqtë.