Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo përveç suksese të mëdha në futboll, ai po del të jetë edhe një biznesmen i shkëlqyer.

Magazina ‘Forbes’ raporton se portugezi tashmë është futbollisti i parë në histori që miliarder.

Tashmë të ardhurat e tij përgjatë karrierës e kalojnë 1 miliard dollar.

35 vjeçari është atleti i tretë që arrin të bëhet miliarder para se të pensionohet.

Para tij e kanë bërë Tiger Woods dhe Floyd Mayweather.

Gjatë periudhës 1 vjeçare nga data 1 qershor 2019 deri më 1 qershor 2020, Cristiano Ronaldo ka fituar 105 milionë euro.

Kështu, siç raporton Forbes, Ronaldo është bërë futbollisti i parë që fiton 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij.