Çun Lajçi: Hashim me ushtri nuk luftohet virusi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj presidentit të vendit, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, derisa i ka thënë se me ushtri nuk luftohet koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka pyetur se a ka luftë civile apo Serbia dëshiron të na pushkatojë, derisa i ka thënë se as në kohën e Millosheviqit kur pati helmime nuk v’diqëm e as ushtria nuk doli nga kazermat.