Dasma shqiptare pa tupana, pa krushq e pa mysafirë (Video)

Një çift nga Istogu është martuar të dielën, në kohën kur shumë dasma dhe organizime të tjera janë anuluar, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Nusja dhe dhëndri, në një kronikë të përgatitur nga REL, tregojnë se si është martesa pa dasmorë.

Drenor Osmanaj dhe Edona Krasniqi janë martuar më 12 prill. Kjo është një nga martesat e pakta në Kosovë që po bëhen në kohë pandemie.

Pa krushq dhe pa mysafirë Edona e Drenori nga Istogu u martuan të dielën.