Dasmë mes pandemisë, policia në Shqipëri ia kris valles me uniformë

Distancimi social është kryetema e ditës në gojën e autoriteteve shtetërore, ndërsa për t’u dhënë mësim qytetarëve, nuk kanë lënë dasmë e organizim familjar por jo vetëm pa shkuar të vendosin edhe gjoba që janë marramendëse.

Pjesën më të madhe të këtyre ndëshkimeve ndërmerren nga efektivët e Policisë së Shtetit, por pavarësisht se kanë prekur këdo, masat e distancimit janë obligative për të gjithë.

Për të mos mjaftuar kjo, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë miratoi ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në mënyrë absolute në çdo ambient.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi në fillim të sezonit se dasmat këtë vit do të jenë ndryshe, ku numri i të ftuarve do të jetë i limituar dhe se do të ketë mjekë dhe policë në gatishmëri.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur në një dasmë në Shkodër ku forca të shumta policie kanë që në gatishmëri, jo për të ruajtur distancimin social por për të kërcyer.

Në një video të publikuar JOQ Albania, shihen disa policë duke kërcyer të pashqetësuar për ruajtjen e distancës sociale.

“Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarde!”, shkruan personi që ka dërguar videon.