Dedikimi emocionues i kapitenit Navas: Ky trofe shkon për shokët që nuk jetojnë më

Sevilla fitoi sot trofeun e 6-të të Ligës së Evropës, duke triumfuar në finale ndaj Interit, me rezultatin 3-2.

Në prononcimin pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës spanjolle, bëri një dedikim special, për ish-shokët e skuadrës që nuk jetojnë më si Antonio Reyes dhe Antonio Puerta. 

“Ky grup e meritonte këtë fitore. Kemi luftuar gjatë gjithë vitin dhe ia dolëm mbanë, pavarësisht situatës së vështirë, që jetuam të gjithë.

Ne e kapërcyem atë me një dëshirë të jashtëzakonshme dhe falë mbështetjeve të tifozëve”.

”Fakti që ngrita trofeun si kapiten do të thotë shumë për mua.

Ky trofe shkon për miqtë që nuk jetojnë më, si Reyes, ose për ata që po kalojnë momente të vështira. Fitorja është për të. Lotët e Lopeteguit? Ai punon 24 orë në ditë për Sevillan. E meritonte fitoren”, u shpreh Navas.