Deklaratat e Tuchel dhe Flick para finalës së Champions League

Thomas Tuchel beson se përvoja e Bayern Munichut në ndeshjet e mëdha mund t’iu japë atyre një avantazh në finalen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germain i Tuchel takohet me gjigantët bavarezë në atë që do të jetë paraqitja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bayern ka fituar garën në katër raste dhe është paraqitur në dy finale në dekadën e fundit.

“Bayern ka avantazhin e të mësuarit të luajë këto ndeshje të mëdha”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

“Ata janë një klub i shkëlqyeshëm. Nuk është një avantazh i vogël, por as nuk është vendimtar. Është një sfidë e madhe të luajmë me Bayernin, por ne meritojmë të jemi këtu”.

“Do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë cilësi individuale, por gjithmonë ka hapësirë ​​dhe gjithmonë ekzistojnë zgjidhje”.

“Ne duhet të gjejmë një përzierje midis të luajturit lirë, me besim dhe të gjesh mundësi”.

“Finalja nuk është koha për të bërë ndryshime të mëdha, kështu që ne do të përgatitemi ashtu siç kemi bërë kundër Borussia Dortmundit, Atalantas dhe RB Leipzig”.

Hansi Flick është i entuziazmuar për ndeshjen finale të së dielës mbrëma ndaj Paris Saint-Germain, të cilin e sheh si një nga skuadrat më të mira në botë.

Trajneri gjerman është duke u përgatitur për paraqitjen e tij të parë në një finale evropiane dhe shpreson të çojë Bayernin drejt një triplete, pas Jupp Heynckes, i cili e bëri të njëjtën gjë në vitin 2013.

“Ne jemi përballë Parisit dhe jemi të ngazëllyer që takohemi me një nga ekipet më të mira në botë”, ka thënë fillimisht Flick përpara ndeshjes.

“Ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm dhe një filozofi fantastike. Unë e vlerësoj Thomas Tuchel si person dhe si trajner”.

“Stili ynë i lojës përcaktohet duke lëvizur linjat sulmuese. Gjëja e rëndësishme është që ne të përqendrojmë presionin tonë te topi”

“Ne u kthyem prapa dhe analizuam lojërat tona kundër Barcelonës dhe Lyonit dhe është e rëndësishme që ne mbyllëm hapësirat e pasimeve”.

“Parisi ka shumë lojtarë kryesorë dhe do të jetë një lojë interesante, por ne duam ta çojmë përpara filozofinë tonë”.

“Kingsley Coman dhe Philippe Coutinho kanë treguar se mund të na ndihmojnë kur të vijnë”.

“Ka pasur shumë ndeshje dhe do të duhet të marrim parasysh gjendjen fizike të secilit lojtar”, përfundoi trajneri i Bayernit.