Deri dje më i urryeri i Bundesligës, sot po konsiderohet si hero në Gjermani

Dietmar Hopp, presidenti i diskutueshëm i klubit të Bundesliga Hoffenheim, mund të përfundojë të luajë një rol vendimtar në betejën kundër koronavirusit.

Kompania e Hopp, ”CureVac” po zhvillon vaksinën kundër Covid-19.

Miliarderi – një figurë e urrejtjes në mesin e tifozëve gjermanë të futbollit, që e shohin atë si blerës të rrugës së suksesit – është i përfshirë në prodhimin e një vaksine kundër Covid-19.

CureVac, një kompani me bazë në Tübingen në pronësi të Hopp, po bën përparim të mirë në zhvillimin e një ilaçi kundër virusit, sipas raportimeve.

79-vjeçari është gjithashtu një aksionar në fondacionin Bill dhe Melinda Gates, i cili, së bashku me CureVac, krijon vaksina kundër një game të gjerë sëmundjesh infektive.