Dikur vlente 50 milionë, tani kërkohet nga një skuadër e panjohur

Vazhdon rënia e formës së Donis Avdiajt. Krahas formës, ai ka rënie të vazhdueshme edhe të cilësisë së klubeve.

Pas një sezoni dështues në Skoci, tani ofertat në drejtim të tij janë tejet të varfra.

Klubi i Ligës së Tretë gjermane, Turkgucu Munich, po interesohet për të.

Natyrisht, Munichu është qytet i madh, por do ta diskutojë me menaxherin se cila është zgjidhja e duhur”, deklaroi Avdiaj për “time24story.com”.

Avdiaj më herët ka luajtur me Schalken 04, Willemin 2, Trabzonsporin dhe së fundi Heartsin.

Ka ndeshje edhe me Kosovën, tek e cila nuk është ftuar prej gati dy vjetësh.