Dita e fundit e afatit kalimtar – këta janë lojtarët që sot mund të ndërrojnë skuadër

Sot përfundon afati kalimtar në ligat më të forta evropiane të futbollit. Gjatë këtij afati kalimtar ka pasur disa ndryshime të mëdha dhe transferime “bombastike” si për shembull, transferimi i Zlatan Ibrahimovic tek Milani, ai i Christian Erikes tek Inter si dhe ai i Bruno Fernandez tek Mancheser United.

Mirëpo sot në ditën e fundit të merkatos pritet të bëhen disa ndryshime të mëdha nga disa nga lojtarët që janë ende në mëdyshje për të ardhmen e tyre.

Disa nga lojtarët që mund të ndërrojnë sot skuadra janë këta:

Edinson Cavani – Nga PSG te Manchester United

Dries Mertens – Nga Napoli në Chelsea.

Olivier Giroud – Nga Chelsea në Inter, Tottenham ose Lazio

Cedric Soares – Nga Southampton në Arsenal

Emre Can – Nga Juventus te Borussia Dortmund

Gareth Bale – Nga Real Madrid te Tottenham.