Djali i Wandas me fanellë të Arsenalit, nxitë thashetheme për një lëvizjë të Icardit te Arsenali

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka nxitur thashethemet për një lëvizje të mundshme të Icardit në Arsenal, pasi ajo postoi një fotografi të djalit të tyre, i veshur me një fanellë të Arsenalit.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është hua në Paris Saint-Germain nga Interi, por spekulimet janë të mëdha se ai mund të shkëmbehet me Aubameyang.

Partnerja e Icardi, Wanda, është edhe agjente e tij dhe, ka nxitur të flasë për transferimin e bujshme duke ndarë një foto të djalit të saj me flokë bjonde duke ngrënë një donut dhe me fanellë të ekipit të Artetës.

Fotografia ende ngjalli emocione në radhët e Arsenalit në mediat sociale.