Dortmundi lejon Halandin t’i bashkohet Realit, por me një kusht

Erling Haaland vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Real Madridi për repartin ofensivë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në edicionin e fundit, fillimisht me RB Salzburg e që nga janari me Borussia Dortmundin.

19-vjeçari po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Juventus e PSG.

Mirëpo duket se e ardhmja e tij është në Madrid, pasi Los Blancos duan të bëjnë çmos për të arritur te ai.

Dortmundi nga ana tjetër është gati ta lë të lirë sulmuesin, nëse Reali pranon propozimin e tyre.

Haaland ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurove, shumë që nuk është problem për Realin.

Klubi gjerman i ka propozuar Realit një shkëmbim lojtarësh, ku Achraf Hakimi do të nënshkruante për Dortmundin dhe Los Blancos do të duhej t’i jepnin edhe 35 milionë euro për të marrë Haaland.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kjo ofertë i përshtatet mjaftë shumë Realit dhe marrëveshja mes dy klubeve duket shumë afër.

Kujtojmë që mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi është që dy sezone i huazuar nga Real Madridi te Borussia Dortmund ku ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me verdhezinjtë.