Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon kundërshtarin 4 herë brenda 3 minutave (VIDEO)

Daniel Dobois e ka mposhtur Ricardo Snijdersin pas vetëm dy rundeve, duke e dëshmuar fuqinë e vet shkatërruese. Ky triumf ia siguron atij mundësinë për të luftuar për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë kundër Joe Joyce.

22-vjeçari i pamposhtur është detyruar të presë për betejën britanike dhe evropiane me Joyce dhe i mprehu aftësitë ndaj holandezit, të cilin e rrëzoi katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.