E harruan koronvirusin, njerëzit dynden në plazhe

Britanikët kanë dalë sot nëpër plazhe dhe parqe duke shijuar sa më shumë diellin, ndërkohë policia bënte thirrje për të ruajtur distancimin social.

Shumë njerëz kanë dalë për të shijuar ajrin e pastër, pasi masat u lehtësuan disi në fillim të muajit. Sot Britania ka shënuar 121 v’dekje, ndërkohë policia në Hillingdon ka treguar një fotografi ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në plazhe.

Duke i nxitur njerëzit të mbajnë distancimin social, ata shtuan:

“Ju lutemi duhet të bini të gjithë dakord për distancimin shoqëror”.
Skena të ngjashme u gjetën edhe në pika të tjera të njohura si plazhet në Bournemouth në Dorset dhe Southend në Essex.

Këshilli i Bournemouth ka shkruar në një postim në Twitter dhe i’u kërkon njerëzve të mendohen dy herë përpara se të vizitojnë plazhin.