E pickon bleta, Cristiano Ronaldo mungon në super ndeshjen që luhet sonte

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se është jashtë ndeshjes së Portugalisë kundër Kroacisë, për shkak të efekteve nga një pickim i bletës.

Portugalia do të luajë sot (e shtunë) në Estadio do Dragao të Portos ndaj Kroacisë në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, Ronaldo pritet të jetë mungesa e madhe e kombëtares portugeze.

Fituesi i Topit të Artë nuk është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje të Ligës së Kombeve dhe ka qenë jashtë stërvitjes për disa ditë.

Është raportuar se infeksioni në këmbën e tij të djathtë, të cilin po e trajton me ilaçe, ishte shkaktuar nga pickimi i bletës.

“Unë jam shumë dyshues se ai do të jetë 100 për qind në rregull”, ka thënë fillimisht Fernando Santos në konferencën e tij për shtyp.

“Ai ishte stërvitur mirë, pastaj papritmas të mërkurën një nga gishtat e këmbës ishte skuqur, sikur të ishte goditur nga një bletë”.

“Tani duhet të presim. Me një infeksion, ju nuk e dini se sa kohë do të zgjasë shërimi”, përfundoi trajneri i Portugalisë