E rëndë në Itali, humb jetën 28-vjeçari shqiptar i prekur nga koronavirusi

Një 28-vjeçar shqiptar ka hum bur jetën si pasojë e Koronavirusit.

Shqiptari hu mbi jetën në banesën e tij, ndërsa kishte dalë nga spitali 10 ditë më parë, pasi tamponi i parë e nxorri negativ me infeksionin.

Mediat italiane raportojnë Lucjan Elezi, me origjinë shqiptare, jetonte në Valdi Fassa, prej disa vitesh.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital ishte e rë nduar, por me kalimin e ditëve, përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Koronavirus, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues.

Por problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, duke i shkaktuar edhe humbjen e betejës me koronavirusin.

Ai kishte punuar në sektorin e ndërtimit, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.