E shtyu gjyqtarin, lojtari suspendohet për gjashtë muaj (Video)

Sulmuesi anësor i Monacos, Gelson Martins, është suspenduar për gjashtë muaj pasi që e kishte shtyrë një gjyqtar në ndeshjen e Ligue 1.

Në disfatën me rezultat 3:1 kundër Nimes muajin e kaluar, Martins kishte reaguar me zemërim ndaj gjyqtarin Mikael Lesage, për shkak se ky i fundit ia kishte ndëshkuar me të kuq bashkëlojtarin Tiemoue Bakayoko.

Vetë Martins ishte ndëshkuar gjithashtu me karton të kuq në atë ndeshje sepse e kishte shtyrë Lesagen.

Megjithatë, ai e kishte shtyrë sërish gjyqtarin e këtë herë edhe me më shumë forcë, para se lojtarët e pranishëm kishin ndërhyrë për ta ndalur futbollistin.

Pasi që ishte ndëshkuar fillimisht nga klubi i tij për sjellje të pahijshme, tani Liga e Futbollit Profesionist e ka suspenduar atë për gjashtë muaj pasi që e ka cilësuar veprimin e Martins si brutal.