Edhe një shtet evropian lehtëson masat

Qeveria islandeze njoftoi një lehtësim gradual të masave kundër koronavirusit të ri, më 4 maj, duke filluar me rihapjen e shkollave të mesme dhe universiteteve, transmeton Atsh.

Të mbyllura prej gati një muaj, shkollat ​​e mesme dhe universitetet do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri orët e mësimit në fillim të majit.

Do të lejohen të rihapen edhe parukeritë dhe muzetë dhe, nëse kufizimet e grumbullimit mbeten në fuqi, kufiri do të rritet nga 20 në 50 persona.

Sidoqoftë, pishinat, palestrat, kinematë, baret dhe restorantet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan javën e kaluar se ishulli i Atlantikut të Veriut ka arritur kulmin e tij të epidemisë.

Sot, numri i rasteve të diagnostikuara me virus shënoi rënie për të katërtën ditë radhazi.

Islanda aktualisht ka 1 720 raste infektimi të konfirmuara me koronavirus dhe tetë v’dekjeve.