Edhe pse pranoi 10 gola, shpallet lojtari i ndeshjes (VIDEO)

Skuadra e Rostov ka qenë më e prekura nga virusi, me gjashtë lojtarë të infektuar dhe me pjesën tjetër të ekipit që ka përfunduar në karantinë të detyruar.

Kalendari i ka vënë përballë ekipit të Sochi-t, skuadër në kërkim të pikëve për mbijetesë. Pavarësisht situatës së dëshpëruar të Rostov-it, kundërshtarët nuk kanë pranuar ta shtynin ndeshjen.

Kështu, takimi është zhvilluar normalisht, por ekipi i Valerji Karpin ka qenë i detyruar të hedhë në fushë lojtarët e moshave. Ndeshja është mbyllur 10-1 për Sochi-n.

Pavarësisht 10 golave të pësuar, portieri i Rostov, 17-vjeçari Denis Popov, u shpall lojtari i ndeshjes pas 15 pritjeve të bëra, mes të cilave edhe një penallti.