Edin Dzeko lojtari më i ri, i Juventusit

Andrea Pirlo ka zgjedhur Edin Dzekon si profilin ideal për të formuar treshen sulmuese ne Ronaldon e Dybalën dhe drejtuesit e Juventusit kanë nisur punën për të transferuar sulmuesin boshnjak në Torino sa më shpejt.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, që raportojnë se Paratici është takuar tashmë me menaxherin e Dzekos dhe kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare, me pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, aq sa futbollisti merr aktualisht te Roma.

Momentalisht drejtuesit e Juves po negociojnë me Romën, të cilës janë gati t’i paguajnë 12 milionë euro për kartonin e 34-vjeçarit, që për më tepër mban edhe shiritin e kapitenit te klubi verdhekuq.

Gjithashtu mësohet se edhe vetë pronari i ri i verdhekuqve, Dan Friedkin ka dhënë miratimin për shitjen e Dzekos, por ka udhëzuar njerëzit e tij që fillimisht të gjendet zëvendësuesi dhe për këtë arsye drejtuesit romanë po punojnë për blerjen e polakut Milik nga Napoli.