Eksperti: 4 ditë punë, 3 ditë karantinë, modeli që do të përhapet në të gjithë botën

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho në një intervistë për mediat u shpreh se zbutja e masave dhe dalja nga karantina e shqiptarëve duhet të bëhet në mënyrë produktive.

Sipas tij ky është një model që me kalimin e kohës do të përhapet në të gjithë botën.

Ai u shpreh:

Duhet 4 ditë punë dhe 3 ditë pushim.

3 ditëshi në pjesën më të madhe të rasteve është kohë e mjaftueshme që një person i infektuar të manifestojë shenjat klinike dhe ne kemi mundësi që personat që manifestojnë infeksionin mund ti nënshtrohen karantinës.

Jemi duke punuar për një propozim konkret. Po bashkëpunojmë me disa kolegë se si mund ta shndërrojmë këtë ide në një rekomandim ekspertësh.

Sot është kuptuar se të gjitha masat duhen orientuar rreth kofiçientit të virusit. Gjithçka ka të bëjë me koefiçinetin e transmetimit të infeksionit.

Nësë mbahet rreth 1 atëherë ai është në rregull. Imuniteti i grupit duhet të nxitet. R0 është numri i personave që një person i infektuar mund të ekspozojë ose të infektojë.

Në rastin e virusit R0 është diku midis 2 dhe 2.5, kjo tregon që një person i infektuar mund të infektojë 2 deri në 2.5 persona të tjerë, gripi i stinë e ka 1.3.