Eksperti britanik tregon si lind dhe si zhduket një virus

Një profesor në Universitetin e Oksfordit, Tom Jefferson, ka thënë se shumë viruse qëndrojnë të “fjetur” në të gjithë globin, dhe shfaqen kur kushtet bëhen të favorshme për ta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai potencoi se ardhja e tyre e shpejt mund të karakterizohet edhe me zhdukjen e tyre të shpejt, pra ashtu siç vijnë edhe shkojnë.

“Ku shkoi SARS 1? Thjesht u zhduk”, u shpreh Jefferson.

“Ne duhet të mendojmë për këto gjëra, si fillim duhet të studiojmë ekologjinë e virusit, të kuptojmë se si ‘ngjallet’ ai dhe se si pëson mutacion një virus”, thekson eksperti.

Deklarata e tij vjen pas spekulimeve të ndryshme mbi origjinën e coronavirusit, ku për herë të parë, rasti ishte raportuar në Kinë.

Jefferson beson se ngjallja e viruseve ndodh pas kushteve mjedisore të ndonjë vendi.

“Viruset as nuk vijnë dhe as nuk shkojnë askund. Ata gjenden gjithmonë mes nesh, dhe diçka i ndez ata, mbase dendësia njerëzore ose kushtet mjedisore”, ka thënë ndër tjerash.