Eksperti kinez zbulon datën se kur pritet të mbarojë koronavirusi

Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Rastet e koronavirusit kanë bllokuar miliona banorë nëpër Evropë tani, me gati 22,000 infeksione totale vetëm në Itali, që kur COVID-19 u shfaq në fillim të këtij viti në Evropë, transmeton Telegrafi.

Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundja, ashtu edhe për ata që nuk vuajnë për muajt e ardhshëm, shkruan experss.co.uk.

Një epidemiolog kryesor kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

Ai tha: “Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë deri të paktën në qershor”.

Ekspertë të tjerë janë në një fjalë me doktor Nanshan, duke thënë se COVID-19 do të “djeg veten” brenda disa muajve të ardhshëm.

Përhapja e SARS – një coronavirus tjetër – në 2003 arriti të infektojë më shumë se 8,000 njerëz, por virusi u zbeh ndërsa moti u ngroh.

Doktor Howard Markel, drejtor i Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha që virusi mund të luftojë pasi njerëzit gradualisht zhvillojnë imunitet.