Elvis Naçi e mban fjalën, e bën me shtëpi, 14-vjeçarin që kishte humbur të dy prindërit

Fjalët e Mariglenit prekën këdo që i dëgjoi, djali tha se e ndiqte emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe se e shikonte këtë emision si të vetmen shpresë.

Pas rastit të publikuar në News 24, Elvis dhe Fatma Naçi, vizituan personalisht Mariglenin në Gramsh ku dhe i thanë se ajo që ka në zemër do i kthehet në realitet.

“Historia e Mariglenit na ka prekur të gjithëve shumë, ne kemi ardhur në Gramsh për ta takuar. Jo vetëm do ta takojmë, ne sot për Mariglenin kei nëj surprizë. Lëndimet e mëdha që ka marrë në jetë, me ndihmën e Zotit shpresojmë që t’ia lehtësojme sot”,-u shpreh Elvisi.

“Marigleni deri më sot ka qenë në vështirësi shumë të madhe, tashme ai duhet ta dijë që nuk është më vetëm. Na ka të gjithë ne bashkë”,-tha Fatma.

Tek pragu i banesës ku banojne me qira, Marigleni dhe gjyshja takojnë vizitorët nga Tirana.

“Do donim të uleshim të bisedonim këtu, por Mariglen e tille është situata, korona nuk na lejon. Ti ke kaluar shumë vështirësi, je rritur më shumë sesa e ke moshën . Ne sa ti kemi djalin e madh. Ne të kemi si djalin tonë. Nuk t’i kompensojmë dot të gjitha. Tani ne do të shkojmë të gjithë do të shikojmë një gjë. Shikoj që ke një top futbolli. E paske qejf”-, tha Elvisi.

Me të mbërritur përpara derës së shtëpisë së re Elvisi i tha Mariglenit se një surprizë e madhe, dhuratë e shqiptarëve e priste pas derës.

“Mariglen këto ditë ke kaluar vështirësi, e ke shprehur këtë. Ke mbetur vetëm me gjyshen, të jap fjalën që ne do të gjendemi. Bashkë me ne ti do bëhesh ai që do të ndihmosh të tjerë nesër.

Ti do bëshesh një djalë i shkëlqyeshëm. Këtu shkruan “Shqiptarët për shqiptarët”. Shumë u lutën dhe shumë kanë kontribuar. Tek Marigleni ne kemi gjetur edukatën, durimin. Ne jemi bashkuar, po të japim këtë celës që të lumturohemi të gjithë. Hape derën të shikojmë të gjithë surprizën tani”-,i tha Elvisi Mariglenit.