Eminem i befason të gjithë, gjatë perfomancës në Oscars 2020 (VIDEO)

Eminem performs "Lose Yourself" at the Oscars on Feb. 9, 2020, at the Dolby Theatre in Los Angeles

Eminem ka qenë njëri prej performuesve në edicionin e 92-të të Academy Awards që u zhvillua të dielën mbrëma në Dolby Theatre, në Hollywood të Kalifornisë.

Në vitin 2003, reperi e kishte fituar çmimin Oscar për këngën më të mirë me “Lose Yourself” nga filmi “8 Mile”, por asokohe nuk ishte i pranishëm për ta pranuar statujën.

Dhe duket se ai kishte vendosur të mos i ngelte borxh publikut duke e sjellë në skenë atë këngë tash kur kanë kaluar 17 vite.

Megjithatë, gjatë interpretimit të tij, disa njerëz në publik, si Martin Scorsese e Billie Eilish, dukeshin të hutuar pse po ndodhte ky interpretim i një kënge aq të vjetër.