Vogëlushi që dëshiron të bëhet si Messi e Ronaldo “habit” botën me fizikun e tij

Edhe pse është vetëm gjashtë vjeç, Arat Hosseini, nga Irani, ka mësuar që për t’u bërë një futbollist i mirë duhet shumë punë e përkushtim.

Për të ndjekur këtë ëndërr, vogëlushi ushtrohet shumë dhe ka krijuar një fizik për t’u pasur zili.

Babai i tij, Muhamedi, ndjek çdo seancë stërvitore të djalit. Me një telefon në dorë ai filmonte çdo driblim, gjuajtje e pasim që bënte vogëlushi, e më pas i publikonte në “Youtube”.

Pikërisht videot e publikuara ranë në sytë e zbuluesve të talenteve evropian, më konkretisht të Liverpool-it, të cilët bënë çmos që ta transferonin djalin iranian në Angli.

Ëndrra e vogëlushit Arat, është që një ditë të bëhet sikurse Messi dhe Ronaldo, e duhet thënë që në këto ritme është në rrugë të mbarë.