Evropa po jep shenja shprese, kundër koronavirusit

Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet.

V’dekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë.

Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera v’dekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i v’dekjeve në 13 ditë.

Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar.

Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies.

Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste v’dekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit.