Falimenton klubi i futbollit i krijuar 141 vite më parë, shkaku i koronavirusit

Krahas dëmeve të mëdha që ka sjellë në humbjen e jetëve, dalëngadalë po dalin në dritë dhe dëmet e mëdha ekonomike që po sjell pandemia koronavirus.

Futbolli është gjithashtu një nga fushat e prekura nga kjo pandemi.

Në Uells për shembull, koronavirusi ka shkaktuar falimentimin e klubit të kategorisë së 2-të, Rhyl FC, i cili ka mbyllur dyert pas 141 vitesh ekzistencë, lajm ky tepër i trishtë për futbolldashësit atje.

“Është një ditë tepër emocionuese për të gjithë ata që kanë lidhje me klubin. Jemi të gjithë tifozë dhe e ndjejmë thellë këtë vendim.

Vendimi i vështirë u mor nga bordi drejtues, pasi u shqyrtua ndikimi financiar nga pezullimi i futbollit, për shkak të pandemisë,” tha presidenti i klubit, Pol Higinson në deklaratën zyrtare.