Fansat kanë votuar për lëvizjen më të mirë në histori të futbollit (Video)

Futbolli nuk është asgjë pa lëvizje dhe aftësi spektakolarë.

Si fansa, sigurisht se jemi entuziastë të shohim ndonjë lojtar duke bërë gjëra më speciale. Por cilat janë lëvizjet më të mira që kemi parë në futboll.

Qartazi kjo është një pyetje e vështirë, por “Marca” e ka marrë përgjigjen nga fansat këtë javë.

Duke listuar 16 lëvizjet më të mira, ata eleminuan opsione varësisht nga votat për ta shpallur fituesin në fund, derisa fansat votuan për lëvizjen më të mirë në secilin raund.

Në fund, poshtërimi që Lionel Messi i bëri Jerome Boatengut fitoi 54% të votave.