Fansi i cili kishte vënë bast që Jesse Lingard të mos shënonte ose asistonte gjatë tërë sezonit, afër fitores

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 07: Jesse Lingard of Man Utd smiles during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at the Etihad Stadium on December 7, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Simon Stacpoole/Offside/Offside via Getty Images )

Manchester United ka treguar formë fantastike që prej rikthimit të futbollit.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit nuk ka humbur asnjërën nga tetë ndeshjet e fundit, duke fituar gjashtë, teksa barazuar në dy.

“Djajt e Kuq” tash janë pretendentë serioz për top katërshe.

United është ende në vendin e pestë, por me pikë të barabarta me Leicesterin në vendin e katërt dhe vetëm një prapa Chelseat, që zë vendin e tretë.

Mirëpo, kundër Jesse Lingardit ndoshta do të mund të vënit bast që të mos ketë një rol të rëndësishëm për skuadrën këtë fushatë.

Pikërisht këtë e ka bërë një fans i futbollit.

Antony Johnson ka shkuar viral në Twitter pasi zbuloi se ka vënë bast që Lingardi të dështojë të shënojë ose asistojë tërë sezonin 2019/20.

Ai ka shpërndarë një foto të tiketës së tij, me mbishkrimin: “Lingard po më bën të djersitem sonte. 36 shkuan, vetëm edhe dy.”

Ai mund të fitojë 135 funta nga basti me 3.3 funta, nëse anglezi dështon të kontribojë me gol ose asist kundër Leicesterit dhe West Hamit.