Federata vendos ta anuloj sezonin, nuk do të ketë asnjë kampion

Nuk do të ketë farë kampion. Kampionati holandez i futbollit është kampionati i parë që pritet të anulohet.

Madje raportohet në mediat e huaja se këtë vit nuk pritet të ketë fare kampion në këtë kampionat.

E gjithë kjo po ndodh pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, që deri më tani ka shkaktuar dëmë të mëdha në të gjithë sferat.

Federata holandeze e futbollit ka mbyllë sezonin futbollistik në Eredivisie pasi qeveria ka zgjatur ndalimin e zhvillimit të evenimenteve të rëndësishme deri në fillim të muajit shtator për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë moment Ajax dhe Az Alkmar janë në kryesimin e kampionatit holandez pas 26 ndeshjeve të zhvilluara me Ajax që ka golavarazh më të mirë.

Derisa në gjitha Ligat tjera në Evropë po diskutohet se si të kthehen dhe të luajnë sërish futboll, për shkak të virusit, Holanda i ka dhënë fund, duke suspenduar sezonin.

Vendimi u mor nga KNVB të Premten pas një diskutimi të gjatë mes klubeve dhe federatës.