Fëmijëve jetimë ‘u buzëqesh’ fati. Elvis Naçi u siguron shtëpi dhe pension (Video)

Një surprizë është rezervuar për fëmijët. Shtëpia e tyre e vjetër ka ndryshuar krejtësisht.

Tashmë ajo është rikonstruktuar dhe e mobiluar. Hyrja në banesën e re plot dritë dhe të mobiluar i emocionoi fëmijët. Elvisi duke biseduar me Selvien e fton që të mjekohet në spitalin Continental pasi kjo e fundit i tha se nuk ndihej mirë.

“Eja në Tiranë dhe do të shkojmë tek spitali Continental, ky spital është blerë nga fondacioni “Firdeus” normalisht është me pagesë, por kemi edhe raste të veçanta, si rastet e emisionit, ti do vish ti bësh analizat pa pagesë. Duam ta konstatojmë.

Ti nuk duhet të jesh e sëmurë ke tre fëmijë. Nesër eja dhe shkojmë kryejmë vizitat. Besoj çdo gjë rregullohet”, -i tha Elvisi nënës së tre fëmijëve.

“Falenderoj gjithë shqiptarët shumë, ju kam si babain tim”, i tha Kristina Elvisit.“Ju përqafoj shumë të gjithëve, nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë shtëpi” thotë Elizabeta.