Fëmijëve nën moshën 12-vjeçare u ndalohet goditja e topit me kokë, kjo është arsyeja

Fëmijëve nën moshën 12-vjeçare do t’u ndalohet goditja e topit me kokë gjatë seancave stërvitore, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Skocisë.

Federata skoceze gjithashtu thotë se do t’i kufizojë gjuajtjet me kokë prej moshave 12 deri në 17 vjeç.

Ky vendim vjen pas studimit të Universitetit të Glasgout që kishte provuar lidhjen mes futbollit dhe sëmundjes nervore, dementia.

Studimi i publikuar në tetor të vitit të kaluar gjeti se futbollistët profesionistë janë tre herë e gjysmë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e trurit dhe pesë herë më shumë të rrezikuar nga sëmundja e Parkinsonit.