Fenerbahçe vendos për fatin e Vedat Muriqit

Klubi i madh turk, Fenerbahçe ka projektuar një strategji për Vedat Muriqi dhe Altay Bayindir të cilët  janë emrat kryesor që mund të shiten në afatin kalimtar veror.

Presidenti Ali Koç dhe stafi i tij kanë diskutuar për të ardhmen e dy futbollistëve të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion, shkruan ‘Sabah’.

Sipas mediumit turk, Fenerbahçe pret të përfitojë 35 milionë euro nga shitjet e Muriqit dhe Altay, dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë drejtim.

Sa i përket Muriqit, Napoli dhe Tottenhami janë tejet të interesuar, derisa edhe Burnley është në garë.

Napoli është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh, por që klubi turk nuk pranon oferta nën 25 milionë euro.

Nga ana tjetër, për portierin Altay interesohen Real Madridi dhe Ajaxi dhe vlera e tij është dhjetë milionë euro.