“Fenomeni” rimbledh Realin e Galaktikëve në Instagram: batuta, emocione dhe kujtime (Video)

Ronaldo Luis Nazario da Lima, ose ndryshe “Fenomeni”, mbrëmjen e 8 prillit, pra të mërkurën, vendosi që tu bënte një surprizë ish shokëve të ekipit të Real Madridi “Galaktik” që i mblodhi më të mirët në fillim të viteve 2000.

Në fillim Figo, pastaj Zinedine Zidane, Ronaldo, Beckham që iu shtuan yjeve si Raul apo edhe Roberto Carlos. Pikërisht për të kujtuar ato vite dhe për të biseduar mes tyre, sulmuesi brazilian organizoi një videokonferencë “live” në Instagram me çdonjërin nga këta, përjashtuar Zinedine Zidane.

Një bisedë rreth 5 minuta me çdonjërin. “Kam mësuar shumë nga ty, vërtet”, shprehet Roberto Carlos, teksa buzëqesh nga shtëpia. “Ishim një skuadër e fortë.

Më pas, Ronaldo nis bisedën me Luis Figon, i cili i shpjegon se “ai Real Madrid nuk do të vijë më, edhe pse futbolli shpesh është i paparashikueshëm.

Kishte shumë talent brenda tij, por më e rëndësishme ishte që të gjithë e dinim rolin tonë në ekip, çdokush detyrat e tij.

Dhe ishim të bashkuar, si atëherë në Pamplona që donin të na dëmtonin me
shqelma.

“Fenomeni” i shprehet se “jam krenar që jemi stërvitur bashkë. Sa keq që nuk fituam gjithçka me atë ekip. Megjithatë, futbolli është i bukur edhe sepse është i paparashikueshëm”.

Më pas, biseda me Iker Casillas, që rrëfen se sa herë Roberto Carlos është dashur të kthehet mbrapa dhe ta këshillojë të qetësohet.

Portieri legjendar rrëfen edhe momentin e frikës kur u shtrua në spital.

Biseda vazhdon edhe me Beckham që ndodhet në Majemi të SHBA.

Rikthim te miku i vjetër Bobo Vieri dhe në fund mbyllet me Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s.