Festë në kafene, askush nuk i respekton masat për koronavirus (VIDEO)

Në Maqedoni deri tani janë mbyllur disa lokale për mos respektimin e masave të caktuara nga Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive (KSI) në lidhje me distancën dhe mbajtjen e maskave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fundjavës në Ohër janë vërejtur disa shkelje të masave të caktuara për mbrojtje nga pandemia.

Në asnjë moment nuk vërehet mbajtja e maskave e as mbajtja e distancës mes të pranishmëve.

Pasi video është bërë virale në rrjetet sociale, pritet edhe reagimi i shtetit me masa për objektin hotelerik në fjalë.