FFK reagon pas anulimit nga UEFA të ndeshjes Drita – Linfield

FFK reagon pas anulimit nga UEFA të ndeshjes Drita – Linfield

UEFA më këshilla të autoriteteve shëndetësore të Zvicrës ka anuluar ndeshjen finale të paraeliminatorëve të kampionit të Kosovës, FC Drita – Linfield

Ndeshja ishte paraparë që të luhet në Nyon të Zvicrës sonte është anuluar për shkak se në testimet e bëra dje mesfushori i Dritës, Hamdi Namani kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Ndeshja finale e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Nion në orën 18:00 është pezulluar.

Ky vendim është marrë pasi autoritetet shëndetësore të Zvicrës në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur për karantimin e KF ‘Drita’, pasi një tjetër lojtar i kampionëve kosovarë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus”, shkruan FFK.

 Tani kjo çështje do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar”.

Në fund FFK ka lutur UEFA-n që ndeshjen ta zhvillojë në një datë tjetër dhe në një vend tjetër duke mos dashur që të dëmtohet ekipi kampion i Kosovës.

“Ndërkohë, FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e koronavirusit, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën.

Me këtë rast lusim UEFA-n dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë”.