FIFA publikon ranklistën e re, kjo është renditja e Kosovës

FIFA ka publikuar ranklistën e re të kombëtareve të futbollit.

Pas ndeshjeve të shtatorit, kombëtaret me sukseset apo dështimet e tyre kanë ndryshuar pozicionet e tyre.

Kombëtarja e Kosovës ka rënë për një pozitë në renditjen e FIFA’s.

“Dardanët” tani renditen në vendin e 116’të, ndërsa herën e fundit – pra para dy ndeshjeve të shtatorit, pozicionoheshim në vendin e 115’të.

Barazimi me Moldavinë në Parma (1-1) dhe humbja në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia (1-2) ndikuan në pozicionimin e ri të Kosovës.