Fillon testimi i nikotinës kundër koronavirusit

Ne France do të fillojë një hulumtim, i cili ka për qëllim testimin e supozimit se nikotina ndihmon në luftën kundër virusit.

Në fakt, ky hulumtim është vazhdimi i studimit shkencor francez i publikuar në ditët e mëparshme, ku u konfirmua se duhanpirësit për 80% i kanë gjasat më të vogla të infektohen me koronavirus, duke i krahasuar me joduhanpirësit e moshës së njejtë.

Hulumtimi do të realizohet ndaj një grupi të mjekëve e infermierëve, pacientëve, të cilët do të mbajnë flaster të nikotinës, dhe ndaj grupit joduhanpirës të cilëve gjitashtu do të ju vihet flasteri.

Testimi do të mundohet ta zbulojë nëse ekziston dallim në reagimin e trupave të tyre.

Shkencëtarët theksojnë se do të testohet ndikimi i nikotinës, e jo i duhanit dhe cigareve, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Nikotina është alkaloid natyror që gjendet në duhan.