Filmi i vitit 2011 nga Netflix që parashikoi Koronavirusin

Si krijuesit e filmit ‘Contagion’ parashikuan shpërthimin e një virusi që do të pushtonte botën, i ngjashëm me koronavirusin.

SHBA– I realizuar nëntë vite më parë, por me një përmbajtje thuajse identike me atë çka po ndodh sot në botë, një virus që përhapet përmes tështimave dhe kollitjes.

Filmi “Contagion”, është një thriller që pasqyron përhapjen e një virusi të ri, që do të përfshijë globin, duke lënë trupa të vde’kur në rrugët e tij.

Një hetuese shëndetësor për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, luajtur nga aktorja Kate Winslet, rishikon bazat: virusi duket se përhapet përmes kollitjes dhe teshtitjes.

Për të ndaluar përhapjen e patogjenit, shpjegon Winslet, zyrtarët duhet të përcaktojnë ngjitjen e tij, nëse njerëzit me simptoma mund të infektojnë të tjerët dhe kush saktësisht është i ndjeshëm.

Nëntë vjet pas publikimit të tij, “Contagion” është bërë filmi që pasqyron realitetin e sot, pasi bota është kapluar nga Covid-19, i cili ka in’fektuar më shumë se 100,000 njerëz në dhjetëra vende.

Në fund të janarit, thrilleri i vitit 2011, pjesë e kastit të të cilit janë aktorët e njohur si Matt Damon dhe Gwyneth Paltrow, u fut në skemën e 10 filmave më të mirë të iTunes dhe u bë ndër filmat më të njohur në Amazon Prime dhe Google Play.

Shiko ketu filmin me titra shqip