Flet Bartomeu, tregon a do të mbetet Messi te Barcelona

Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se Lionel Messi dëshiron të mbyll karrierën te Barcelona.

Ditëve të fundit, ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, që lidhej me Interin.

Sipas Bartomeut, Messi dëshiron të mbetet deri në fund të karrierës te Barcelona, dhe është kryesori në projektin e trajnerit në ardhjes, Ronald Koeman.

“Messi dëshiron të përfundojë karrierën te Barcelona”, ka deklaruar Bartomeu.

“Unë rregullisht flas me të dhe babanë e tij. Ai është pjesë e projektit tonë. Koeman do të jetë trajneri jonë i ri dhe ai më ka thënë që Messi është kryesori në projektin tonë të ri”.