Florian Marku sfidon “Shkatërruesin”: Ndeshu me mua, trego se je burrë!

Florian Marku, boksieri i njohur shqiptar, po stërvitet fort dhe objektivi i tij është të përballet me Connor Benn, djalin e ish-kampionit të botës, Nigel Benn. I njohur si “Shkatërruesi”, për shkak se nga 16 ndeshje 11 i ka fituar me “KO”.

Marku, në rrjetet sociale është hedhur në sulm këtë herë dhe i çon një mesazh promotorit të famshëm, Eddie Hearn, si dhe e sfidon Connor Benn. “E respektoj babanë tënd, por jo TY .Në intervistë kur të pyetën për Florian Markun, the që askush nuk më njeh?

Unë jam ai që mbush një stadium me njerëz, aq sa ti si ke mbushur në gjithë karrierën tate . Ti s’je burrë.

Po deshe me u bo burrë, bashkë do takohemi në ring bashkë me mijëra fansat e mi  shqiptarë. Unë luftoj dhe ndeshem për fansat dhe njerëzit e mi, pastaj për lek .

Eddie Hearn merr skuadrën time dhe caktoje një ndeshje. Do luftoj me këtë frikacak kurdo që ai të dojë dhe kudo që të dojë, shkruan Marku në postimin e tij në “Facebook”.