Foto që ta këpusin shpirtin, shqiptarët duke rrezikuar jetën në det, për një jetë më të mirë

Foto që ta këpusin shpirtin të emigrantëve. Mes tyre ka dhe bijë shqiptarësh, të lodhur po nuk ndalen ecin me lumit në Angli për një jetë më të mirë.

Disa foto dramatike të shpërndara sot në rrjetet britanike tregonin emigrantë që dilnin në brigjet e Britanisë pas lundrimit të rrezikshëm mes kanalit Pas De Calais.

Emigrantët shiheshin duke u përpjekur të dilnin në breg teksa notonin me duar, pas lundrimit të rrezikshëm nga Franca.

Dy gomone u panë të afroheshin në breg teksa emigrantët e qullur ecnin duke u rrëzuar për të arritur rërën.

Një nga grupet shihej që pas daljes në breg hiqnin rrobat e lagura dhe ndihmonin njëri-tjetrin teksa nisën të komunikonin me zyrtarët britanike të forcave kufitare që erdhën shpejt në skenë.