Foto sa një mijë fjalë: Infermierja shtrydh djersët nga puna me pacientët me koronavirus

Infermierët e Kosovës pothuajse që 6 muaj janë në vijën e parë të frontit në luftë me koronavirusin. Skena si kjo që po e shihni tashmë nuk janë të rralla. Infermierja Shqipe Kadriu shihet duhet e shtrydhur bluzën e saj nga djersët dhe puna.

Aktorja Aurita Agushi ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj infermiereje.

E postimi i saj është shpërndarë në rrjetin social.

Agushi ka shkruar se tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim dhe larg familjes infermierët e mjekët po qëndrojnë afër pacientëve me koronavirus.

Ky është postimi i plotë i saj:

Infermierja Shqipe Kadriu , duke e shtrydhur djersën . Tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë , pa pushim , larg familjes  duke ju qëndru afër pacienteve me koronavirus.

E sa e sa mjekë e infermiere shtrydhin djersën sepse nuk i kanë  as 5 minuta kohë me e ndrru uniformën , me e pi një kafe si duhet , me e ngrënë një vakt  të ngrohtë e për qejfi

E ne ? Cfarë jemi duke bërë ne që sado pak t’ua lehtësojme punën ?!ASGJË !

Sepse ne nuk mundemi pa dalë kafeve , nuk mundemi me e mbajtë maskën se po na e zë frymën , nuk mundemi pa u përqafu sepse “ shumë duhemi “ , nuk besojmë që ka virus sepse ka thënë Labi. Egoizëm i skajshëm. Mungesë e vetëdijes qytetare.

Më fal Shqipe që ta përdora foton , po sikur t’kisha forcë do të qjerresha  deri sa piskama ime do t’mbrrinte deri te veshi i fundit injorant që shpërfill cdo rregull , e mbi të gjitha shpërfill  gjënë më të vlefshme . JETËN e NjERIUT.

Kujtojmë se sot para qeverisë së Kosovës kanë protestuar infermierët. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet ndrrimi i natës 36 euro, nga 18 sa është tash sepse janë vija e parë dhe e fundit në përballje me virusin.