Frika nga Koronavirusi, federata angleze merr këtë vendim

Frika nga koronavirusi ka shtyrë Federatën Angleze të Futbollit, që ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë.

Kështu është vendosur që duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.

Kujtojmë që ky vendim u mor më herët nga Federata Skoceze e Futbollit, ndërkohë që së fundmi pritet të zbatohet edhe në Angli.

Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve, ashtu siç është vendosur aktualisht për kampionatin italian.