”Futbolli mund ta dëshmojë që kthimi në normalitet është i mundur”

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, thotë se është e rëndësishme që futbolli të kthehet dhe thotë se, nëse kjo gjë ndodh, atëherë kjo do ta dëshmojë që shoqëria mund t’i kthehet normalitetit pas krizës së koronavirusit.

Tifozët e futbollit i përjetuan ndeshjet e para elitare të drejtpërdrejta të shtunën me kthimin e Bundesligës dhe, përderisa ndeshjet u zhvilluan pa tifozë në stadium, ato shërbyen si argëtim për tifozët e izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Edhe futbolli spanjoll po shpreson ta ndjekë shembullin e Bundesligës, përderisa kreu i La Ligës, Javier Tebas, për momentin e ka synim rinisjen e kampionatit më 12 qershor.

“Është një hap me të vërtetë i rëndësishëm – jo vetëm për futbollin, por edhe për shoqërinë – për t’u treguar njerëzve se është i mundur kthimi në normalitet”, ka thënë Casemiro.

“Nuk ka të bëjë me vetëm zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, por edhe me daljen e njerëzve nga shtëpitë e tyre”.

“Mendoj se nëse ne i respektojmë masave që na janë rekomanduar, atëherë edhe ne do të mundë të kthehemi”.

Klubet e La Ligës tashmë janë kthyer në stërvitje, në përgatitje për t’i rinisur ndeshjet e këtij sezoni.