Futbollistët e Premier League kërkojn të ndërpritet kampionati

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) po mendon të kërkojë zyrtarisht ndëprerjen e kampionatit anglez duke parë situatën alarmante të krijuar nga përhapja e koronavirusit në Angli dhe në pjesën më të madhe të Europës.

Kreu i sektorit europian të Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë Bobi Barns rrëfen për “Telegraf” se futbollistët e Premier Ligës po mendojnë të bojkotojnë kampionatin nisur nga përhapja e virusit vdekjeprurës.

Duke marrë shembull nga Italia ku është ndërprerë kampionati i futbollit dhe qeveria ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve dhe aktiviteteve publike etj, futbollistët anglezë duan të ndjekin të njëtën rrugë në mënyrë që të shmangin infektimin dhe përhapjen e koronavirusit.