Futbollistët shqiptarë solidarizohen me atë që ndodhi në Liban: Lutuni për këtë vend

Yjet shqiptare të futbollit u janë bashkuar lutjeve për popullin e Libanit, ku ndodhi një shpërthim i tmerrshëm të martën, duke shkaktuar shumë v’dekje dhe lëndime.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Video të publikuara në rrjetet sociale e kanë shfaqur flakën dhe tymin e të shkaktuar nga shpërthimi.

Thuhet se spitalet janë mbingarkuar me pacientë dhe se shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Yjet shqiptare të futbollit, përfshirë lojtarë të ekipit kombëtar të Kosovës, janë lutur në rrjetet sociale për Libanin.

Në mesin e tyre yjet e Kosovës, Mërgim Vojvoda e Valon Berisha, si dhe Adnan Januzaj i Kombëtares së Belgjikës dhe Shkodran Mustafi i Arsenalit.