Futbollisti shqiptar shënon tre gola për 8 minuta (VIDEO)

Dy gola nga pika e bardhë dhe një nga loja, Ferhan Hasani ishte hero i HJK Helsinki në fitoren prej 1:4 si mysafirë kundër Haka, në javën e 18-të të kampionatit finlandez.

Ferhan Hasani të tre golat i ka shënuar në periudhën prej tetë mintash.

Golin e parë e shënoi në minutën e 59-t nga penallta, pastaj të dytin nga loja në minutën e 65-t dhe pas dy minutash sërish nga pika e bardhë duke rrumbullakësuar het-trik-un.

Për HJK ishte kjo fitorja e gjashtë në sezonin e ri, duke mbajtur vendin e dytë në tabelë pas Inter Turku.